Home > Uncategorized > Në fundjavë zhvillohet gara Drag Race (FOTO)

Në fundjavë zhvillohet gara Drag Race (FOTO)

//
/
Comments are Off

Federata e Auto Sportit të Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të zhvillohet Drag Race.

Pas garës në disiplinën Super Auto Sllallom, e cila u mbajt në javën e kaluar, tani në pistën e vjetër të aeroportit, në Sllatinë, mbahet gara në Drag Race, e para për këtë disiplinë në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm përcjell klankosova.tv.

Drejtori i ekipit Eurogoma RT Nehat Çitaku ka shtuar se përveç garuesve vendorë, pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe garues nga vendet e regjionit.

Ndryshe Drag Race është shndërruar ndër disiplinat më tërheqëse për dashamirët e auto sportit në Kosovë.

Paraqitja në garë, pajisja me numrat startues dhe verifikimi i dokumentacionit bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30 në Sllatinë.

Të njëjtën ditë është paraparë edhe mbajtja e garës për klasat 16, 15, 13 dhe 13 në tri divizionet (FWD, RWD dhe 4×4), ndërsa klasat tjera garojnë të dielën me fillim në orën 11:00.

The post Në fundjavë zhvillohet gara Drag Race (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights