Është mbyllur pjesa e parë në San Siro, ku Milani është në epërsi prej 2-0 në derbin ndaj Lazios.
Golin e parë në takim e shënoi Bennacer në minutën e 17-të pas një asistimi të Giroud, ndërsa të dyin e shënoi Hernandez 12 minuta më vonë.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, duke i mbajtur gjallë shpresat për një vend që shpie për në Champions League, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, Milani gjendet në vendin e katërt me 61 pikë, një pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Mbyllet pjesa e parë, Milani në epërsi të dyfishtë ndaj Lazios appeared first on Klan Kosova.





