Home > Uncategorized > 76ers e fitojnë dramën ndaj Celtics pas vazhdimeve (VIDEO)

76ers e fitojnë dramën ndaj Celtics pas vazhdimeve (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një nga ndeshjet më dramatike të NBA këtë sezon u zhvillua të dielën në mbrëmje, ku Philadelphia 76ers fituan pas vazhdimeve ndaj Boston Celtics, 116-115.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 108-108, por vendasit nuk dëshpëruan tifozët e tyre për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.

James Harden me 42 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime si dhe Joel Embiid me 34 pikë dhe 13 kërcime, ishin dy liderët e 76ers në këtë triumf, ndërsa tek Celtics u dallua Jayson Tatum me 24 pikë.

Në 2-2 ështa barazuar edhe seria e ndeshjeve në mes të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, pasi këta të fundit fituan me shifrat 129-124.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

The post 76ers e fitojnë dramën ndaj Celtics pas vazhdimeve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights