Home > Uncategorized > Borrelli thotë se Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë

Borrelli thotë se Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë

//
/
Comments are Off

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi.

Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”.

Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kina është ajo që ka ndikimin më të madh në Rusi. Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë deri më tani. Shtetet e Bashkuara po e shqyrtonin këtë mundësi, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fakti që presidenti Xi ka biseduar mirë me Presidentin Zelensky, edhe nëse ai nuk e ka përmendur luftën, por ata flasin, është një gjë e mirë”.

“Dhe sigurisht ne kemi një…ne jemi shumë të interesuar që të mos e shtyjmë shumë Rusinë në anën e Kinës”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

The post Borrelli thotë se Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights