Home > Uncategorized > Policia kërkon ndihmë për gjetjen e serbit 29-vjeçar nga Shtërpca (FOTO)

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e serbit 29-vjeçar nga Shtërpca (FOTO)

//
/
Comments are Off

Serbi Goran Koçiq, nga fshati Biti e Epërme e Shtërpcës është i zhdukur që dy ditë.

Për gjetjen e tij, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Organet e rendit e kanë publikuar një fotografi të Koçiq dhe të dhënat e tij.

Në këtë aksion është angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ai është i gjatë, 177 cm; Peshon, 65 kg; Sy kafe; Flokë të zeza; Kishte të veshura: xhaketë dhe gjinse të kaltërta dhe kishte të mbathura këpucë ngjyrë kafe”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij .

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”, përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv

Goran Koçiq, 29 vjeçari serb, Photo Credits: Policia e Kosovës

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

The post Policia kërkon ndihmë për gjetjen e serbit 29-vjeçar nga Shtërpca (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights