Kryetarët e katër komunave veriore të vendit po marrin pjesë për herë të parë në takimin koordinues të thirrur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Me këtë rast Kurti tha se temat që trajtohen në këto takime kanë fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçan.
Kryetar në Mitrovicën e Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Vetëvendosje, në Leposaviq Lulzim Hetemi, po nga VV-ja.
Derisa partia Demokratike e Kosovës, përmes kandidatëve të vet Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, fituan në Zubin Potok përkatësisht në Zveçan.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
The post Kryetarët e katër komunave veriore për herë të parë në takim me Kurtin appeared first on Klan Kosova.


