Home > Uncategorized > Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës

Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës

//
/
Comments are Off

Një person është arrestuar të hënën për mashtrim.

Ai dyshohet se kishte marrë një kredi duke falsifikuar dokumentet.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Në ndalim është një person i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumentit”. Prokurori i rastit do të ndërmerr edhe veprimet e tjera ligjore “, tha ajo.

Klankosova.tv merr vesh se personi i dyshuar e ka falsifikuar kontratën e punës duke arritur që të marrë kredinë.

Klankosova.tv mëson se shuma e kredisë e cila është marrë nga i dyshuari në fjalë është 10 mijë euro.

I njëjti kishte aplikuar në muajin janar me dokumentet e falsifikuar ndërsa është arrestuar gati pas pesë muajsh./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

Aplikoi për marrje të kredisë me dokumente të falsifikuara, arrestohet pas pesë muajsh

The post Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights