Home > Uncategorized > Sot shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur

Sot shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur

//
/
Comments are Off

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje do të mundësojë nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Sot shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights