Home > Uncategorized > Peci takon Wieland, në qendër të bisedës zhvillimi bujqësor

Peci takon Wieland, në qendër të bisedës zhvillimi bujqësor

//
/
Comments are Off

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka pritir në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Gjatë takimit me Zv. Presidentin Wieland biseduam mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural”, është shprehur Peci, transmeton KlanKosova.tv.

“Poashtu theksova rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës ku vura në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore”.

Peci ka thënë se Wielandit ia ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian.

“Wieland lavdëroi progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe vuri në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit theksoi gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha si ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së”.

Vizita e Wieland cilësohet si një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Peci takon Wieland, në qendër të bisedës zhvillimi bujqësor appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights