Home > Uncategorized > Mbahet mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje

Mbahet mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje

//
/
Comments are Off

Këtë të shtunë do të mbahet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Ky organizim do të mbahet në Fakultetin e Arkitekturës në orën 10.

Mbledhja e parë e këtij këshilli u mbajt në tetor të vitit të kaluar ku edhe u zgjodhën strukturat e saj në nivel qendror.

Kryesuese e këshillit u zgjodh Fatmire Kollçaku, zëvendëskryesuese Violeta Emini Salihu, nënkryetare u zgjodh Tinka Kurti, ndërkaq anëtare të kryesisë: Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli, Nazlie Balaj, Arieta Fejza, Arijeta Rexhepi, Shaipe Metaj Isufi, Fatmire Cecelia, Nita Shehu dhe Rinë Zhitia.

Kryetarja e Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kishte thënë se tha se kjo organizatë ka ardhur si nevojë për angazhim dhe organizim edhe më të fuqishëm të grave, për ta ndryshuar gjendjen së pari brenda LVV-së e pastaj edhe në shoqëri.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Mbahet mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights