12:44 – Milatoviq pas betimit: Do të jem president i të gjithëve
Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, menjëherë pas betimit si kreu i ri i shtetit, tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, kombëtare apo fetare.
Ai tha se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngrenë optimizëm se në të ardhmen çështjet e hapura që janë me rëndësi jetike për të ardhmen e e Malit të Zi do t’i zgjidhin me shumë më shumë unitet.
“Puna që na pret nuk do të jetë afatshkurtër dhe e lehtë. Eliminimi i ndarjeve të brendshme, ndërtimi i institucioneve të forta, shpërndarja e paanshme e drejtësisë do të kërkojnë një angazhim të plotë”, tha Milatoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
Milatoviq tha se do t’i përfaqësojë të gjithë “në përpjekjet për të gjetur harmoninë aty ku ishim ndarë”.
12:34 – Jakov Milatoviq betohet si president i Malit të Zi
Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi.
Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”.
Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kuvendin malazez ku pritet që për pak minuta ta japë betimin.
Në kuvend ka mbërritur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj e kroati, Zoran Milanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post LIVE: Milatoviq pas betimit: Do të jem president i të gjithëve appeared first on Klan Kosova.


