Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tash e tutje, sheshet, parqet dhe stacionet e autobusëve në Prishtinë do të kenë shporta të reja xhepi.
Përmes postimit, ajo është shprehur se shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi, përcjell Klankosova.tv.
“Shporta të reja xhepi tash e tutje vetëm në sheshe, parqe dhe pranë stacioneve të autobusit në Kryeqytet! Me Ilirikun dhe ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po vazhdojmë ndryshimet e domosdoshme për vetëdijësim dhe pastërti. Shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi. Jemi pak vonë sipas pritshmërive me kontejnerët e reja të mbeturinave nëpër lagje por shpejtë do të mbyllim edhe këtë proces”, ka shkruar tutje ajo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Sheshet, parqet dhe stacionet e autobusëve në Prishtinë me shporta të reja xhepi appeared first on Klan Kosova.


