Home > Uncategorized > Kryetari i Zubin Potokut e vendos flamurin e Kosovës në zyrë (VIDEO)

Kryetari i Zubin Potokut e vendos flamurin e Kosovës në zyrë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka vendosur flamurin e Kosovës në zyrën e tij.

Ai tha se dita e parë ishte pak e vështirë, por tha se ka energji për të punuar.

“Edhe sot kam menduar se do të vijë në mënyrë normale. Kam menduar se do të kemi pranim-dorëzim të detyrave, siç e kërkon protokolli por gjasat për këtë s’ishin dhe unë s’desha të humbë shumë kohë e tani nga zyra e kryetarit do të fillojmë punët një nga një”.

“Po, kam kryer punë. E kam vendosur flamurin. Po e shoh se çka përafërsisht duhet ndryshuar këtu. Besoj prej të hënës gjithçka do të jetë në rregull”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Më ej, Zeqiri tha se do që të jetë i pranueshëm tek qytetarët serbë në veri ashtu siç ishin edhe kryetarët serb të Zubin Potokut.

“Kisha dashur të pranohem si i këtillë, ashtu siç ka qenë i pranueshëm ndonjë kryetar serb. Sfida ka, po shihet qysh nga fillimi, por do të përpiqemi që të marrim vendime duke u harmonizuar në interes të qytetarëve e në interes shtetëror”, tha Zeqiri, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Kryetari i Zubin Potokut e vendos flamurin e Kosovës në zyrë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights