Një 37-vjeçare kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey VD të Zvicrës, të premten, ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Të premten, sipas mediumit Blick, shtetasi kosovar, 42 vjeç, është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës, i cili pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey. Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, ku e gjeti viktimën, e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv
Viktima ishte nënë e katër fëmijëve.
Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e mundshme në mënyrë që çuan në kryerjen e krimit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Ngjarje e rëndë në familjen kosovare në Zvicër, burri dyshohet se vrau gruan appeared first on Klan Kosova.





