Mbetjet post-operative tek pacientët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, si qeset urinare dhe ato të plagës, përfundojnë në banjot e pacientëve ku zbrazja e tyre bëhet nga infermierët.
Të paktën kjo shihet edhe me anë të fotografive të cilat i ka siguruar televizioni, por që të njëjtën e pohon edhe infermieri i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Blerim Morina, i cili thotë se fillimisht qeset me të tilla mbetje i vendosin në lavamanin e banjove të pacientëve, ku të njëjtat i zbrazin në shole dhe më pas i hedhin në një shportë të zakonshme. Për shkak se nuk as shporta adekuatë për këto mbetje dhe as ndonjë dhomë të veçantë.
Infermieri Morina njëherësh edhe sindikalist thekson se qysh para 18 vjetësh kur është punësuar në Kirurgjinë Abdominale ky proces i punës është kështu.
Për më tepër i njëjti thekson se asnjëherë nuk janë paguar për rrezikshmërinë që kanë në raportet me infeksionet, teksa bën me dije se gjatë një ndërrimi diku 60 qese përfshirë urinare dhe të plagës zbrazen. Madje nga kjo nuk përjashtohen as infermierët që bëjnë dhënien e terapive tek pacientët.
Për dallim nga kjo, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale u bë me dije se vetëm qeset urinare zbrazen dhe atë në banjot e pacientëve, ku më pas hidhen në qeset e verdha si mbetje infektive.
Mirëpo një banjo të veçantë për këto mbetje thonë se e kanë Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv, në të cilën zbrazen qeset e hapura, ato urinare.
Megjithatë klinikave të QKUK-së ju mungon një rregullore zyrtare ku saktëson procesin e këtyre mbetjeve.
Nga Komisioni për Infeksione Spitalore në QKUK thanë se për rregullimin e kësaj çështje dhe standardizimin e procedurës, Ministra e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në ka caktuar grupin punues për hartimin e Procedurave Standarde Operative të menaxhimit të mbeturinave medicinale.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post S’ka shporta specifike, qeset urinare dhe të plagëve zbrazen nga infermierët në banjot e pacientëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





