Gazetari i Klan Kosovës, Drin Demiri, ka folur për situatën që ishte sot në Zveçan pasi u përshkallëzua nga protestuesit serbë.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka treguar se kanë qëndruar të mbyllur një kafene, si dhe kanë qenë të rrezikuar.
“Kemi qenë mes kordonit të KFOR-it dhe protestuesve, ka qenë një kafene që kanë vendosur të punojnë sot krejt afër Komunës së Zveçanit. Momentin kur ka filluar hedhja e gurëve dhe ka përshkallëzuar situata, edhe raportimi në terren nuk ka qenë i sigurt, meqenëse kemi pasur hedhje të gazit lotsjellës, gurëve dhe po ashtu shishe të birrës nga protestuesit”.
“Jemi futur në atë kafene dhe kemi pritur deri në momentin kur mund të lëvizim. Kjo ka qenë më shumë se një orë, rreth dy orë, ku kemi qenë të ngujuar ndoshta rreth 30 gazetarë të mediumeve të ndryshme jo vetëm të Kosovës, por edhe mediave të rajonit. Nuk kemi mundur të lëvizim, nuk na është ofruar siguri për lëvizje na është kërkuar që të presim nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës, kemi arritur të lëvizim aty vetëm me pronarin e kafenesë që është nga komuniteti serbë, deri në dalje mund të themi edhe aty ku i kemi pasur makinat”, ka thënë Demiri./Klankosova.tv
The post Demiri: Gazetarët nuk kanë qenë të sigurt sot (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



