Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, derisa ishte duke folur për sanksionet që Shtetet Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Kosovës, ka thënë se shoqëria kosovare ekzistencialisht është e lidhur me shtetin amerikan.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar Kosova është më mirë që të konsultohet dy herë me ndërkombëtarët kur ka të bëjë çështja me sigurinë.
“Mes kundrimit brenda shoqërisë kosovare nuk po flas për pushtet as për opozitë, jemi ekzistencialisht të lidhura me ShBA-të. Nuk besoj që ka pushtet në një formë apo në një formë tjetër që do të krijojë shkarje të madhe me ShBA-të. Por ekziston një shpërputhje e madhe mes këtij kundrimi dhe sanksioneve që janë bërë ndaj Kosovës”.
“Sepse nuk kemi të bëjmë me një pushtet por i bëhen Kosovën në tërësi. Kjo i atribuohet një fakti sepse jetojmë në kohë të tjera, jemi në kohë kur është lufta në Ukrainë. Brenda këtij konteksti duhet kundruar çdo zhvillim, posaçërisht çdo zhvillim që ka të bëjë me sigurinë fizike, sigurinë e Kosovës dhe sigurinë brenda kontinentit evropian”.
“Kështu që veprimet tona mund të duken në lëvizje brenda oborrit tonë të arsyetueshme dhe të arsyeshme, por po ashtu duhet kuptuar se jetojmë në një kontekst se ai kryetar nuk shkon në një hapësirë normale, zgjedhja e tij nuk ka qenë normale, dhe jetojmë në një kohë abnormale, për sa i përket sigurisë së kontinentit evropianë. Nëse ekziston ndonjë lloj dyshimi për hapat që do të ndërmarrë, flasë për skenën e sigurisë,m është më mirë të konsultohemi dy herë se sa të mos konsultohemi”, ka thënë Surroi./KIankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Surroi: Jemi ekzistencialisht të lidhur me ShBA-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



