Home > Uncategorized > Xavi për kthimin e Messit: Gjithçka është në dorën e Leos, ai do të vendosë

Xavi për kthimin e Messit: Gjithçka është në dorën e Leos, ai do të vendosë

//
/
Comments are Off

Emri i Lionel Messit filloi të kumbojë sërish në stadiumin ku bëri emër, pasi u raportua për një kthim të mundshëm të tij në Barcelonë.

Në lidhje me këtë së fundmi është deklaruar edhe trajneri Xavi, i cili tha se rikthimi varet nga vullneti i Messit.

Ai potencoi se gjithçka është në dorën e tij.

“Fansat tonë kanë filluar ta thirrin emrin e Leo Messit në çdo ndeshje. Më pëlqen kjo, po besomëni, rikthimi i Leo Messit varet vetëm tek ai. Do të kisha thënë 99 për qind varet nga Messi. Është në dorën e Messit”, u shpreh Xavi.

Ndryshe, Messi u tha se është afër edhe kalimit në Arabinë Saudite, te Al-Hilal, klub ky që i ofroi mbi 500 milionë euro. /Klankosova.tv.

The post Xavi për kthimin e Messit: Gjithçka është në dorën e Leos, ai do të vendosë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights