Home > Uncategorized > Komuniteti shqiptaro-amerikan, thirrje për administratën Biden: Ndaleni politikën përkëdhelëse ndaj Serbisë

Komuniteti shqiptaro-amerikan, thirrje për administratën Biden: Ndaleni politikën përkëdhelëse ndaj Serbisë

//
/
Comments are Off

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë.

Në reagimin e tyre thuhet se grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia kanë kryer akte të dhunës ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtës të NATO-s dhe gazetarëve në veri të vendit.

“Aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë.  Këto akte dhune nga Vuçiqi dhe falangat e tij, brenda territorit sovran të Republikës së Kosovës, nuk mund të kalojnë pa një reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, komuniteti shqiptaro-amerikan thanë se janë të shqetësuar se qëllimi i regjimit të Beogradit është që konflikti të shpërthejë dhe të përahapet në vendet fqinje, duke ndezur, sipas tyre, potencialisht luftëra të reja në Ballkan.

“Është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë më në fund peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj. Është thelbësore që Serbia të kuptojë përkushtimin e Perëndimit drejt paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, dhe se pasojat e veprimeve në kundërshtim me këtë do të jenë të rrepta”, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv.

Me anë të këtij reagimi, komuniteti shqiptaro-amerikan i ka bërë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës, siç e quajtën ata, përkëdhelëse ndaj Serbisë, por të insistojnë në njohje reciproke.

“Po ashtu, para se të bëhet vonë, i bëjmë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij”.

“Duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të dy vendet mund të punojnë drejt përfundimit të ciklit të dhunës dhe arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, duke evituar ndikimin dhe agresionin rus dhe kinez në Evropën Juglindore”, thuhet në reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Komuniteti shqiptaro-amerikan, thirrje për administratën Biden: Ndaleni politikën përkëdhelëse ndaj Serbisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights