Home > Uncategorized > Hoxhaj dhe Hoti takojnë deputetin izraelit: Bashkëpunimi parlamentar me Izraelin, prioritet për Kosovën

Hoxhaj dhe Hoti takojnë deputetin izraelit: Bashkëpunimi parlamentar me Izraelin, prioritet për Kosovën

//
/
Comments are Off

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin nga LDK, Avdullah Hoti, në Izrael kanë takuar deputetin izraelit, Boaz Bismuth.

“Së bashku me kolegun Avdullah Hotin në Parlamentin e shtetit të Izraelit. Kënaqësi të takojmë, Boaz Bismuth, deputet i Knesset-it”, ka shkruar Hoxhaj në facebook, transmeton klankosova.tv.

Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe “mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe deputeti Avdullah Hoti, po zhvillojnë vizitë zyrtare në Izrael.

The post Hoxhaj dhe Hoti takojnë deputetin izraelit: Bashkëpunimi parlamentar me Izraelin, prioritet për Kosovën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights