Një palë e panjohur me një interes të përbashkët shumë të veçantë u bënë bashkëmbajtës të një Rekordi Botëror Guinness, kur secili bëri 34 tatuazhe të personazheve të Marvel Comics.
Fansi kanadez i librave komik, Rick Scolamiero, fillimisht fitoi rekordin për shumicën e personazheve të librit komik Marvel të bërë tatuazh në trup në vitin 2018 me 31 super heronj të “futur” në trup.
Amerikani Ryan Logsdon kohët e fundit aplikoi për të marrë rekordin me 34 tatuazhe Marvel, por teksa zyrtarët Guinnessit po përpunonin aplikimin e tij, ata morën informatë nga Scolamiero se ai kishte rritur totalin e tij në 34.
Të dy burrat tani janë bashkëmbajtës të rekordit.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Dy fansat e Marvel-it fitojnë rekordin botëror me 34 tatuazhe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


