Home > Uncategorized > Zelensky përsërit thirrjen për anëtarësim në NATO dhe BE

Zelensky përsërit thirrjen për anëtarësim në NATO dhe BE

//
/
Comments are Off

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ritheksuar kërkesën e tij që Ukraina duhet urgjentisht të lejohet të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Duke folur në Moldavi ku po merr pjesë në samitin me liderë evropian , Zelensky tha se pa garanci të tilla sigurie nuk mund të ketë paqe dhe Rusia do të vazhdojë të përpiqet të gëlltisë çdo vend fqinj që ka mbetur jashtë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se organizimi i samitit të Komunitetit Politik Evropian vetëm 20 kilometra nga kufiri i Ukrainës ishte një shfaqje e qartë e solidaritetit me Kievin.

Më herët, kreu i shërbimit të sigurisë ruse tha se Perëndimi po e shtynte Moldavinë të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Zelensky përsërit thirrjen për anëtarësim në NATO dhe BE appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights