Ka shkuar në 261 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në Odisha të Indisë.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se nga kjo përplasje trenash janë lënduar 650 persona, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët, duke e goditur kështu nëj tren tjetër mallrash i cili ishte i palëvizshëm.
Tutje, zyrtarët kanë bërë të ditur se operacioni i shpëtimit në vendin e ngjarjes ka përfunduar.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Shkon në 261 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në Indi appeared first on Klan Kosova.



