Home > Uncategorized > Vesti nëpër shi del fitues në Barcelonë

Vesti nëpër shi del fitues në Barcelonë

//
/
Comments are Off

Të dielën është zhvilluar gara Sprint në kategorinë Formula 2 në kushte të vështira me shi.

Në Barcelonë nga pozita e parë startoi Amary Cordeel por që nuk arriti të qëndroj gjatë aty përcjell klankosova.tv.

I dyti nisi Jack Crawford kurse i treti Fredrik Vesti.

Por këtij të fundit iu deshën vetëm dy xhiro për ti tejkaluar dy pilotët dhe për ta marr kryesimin e garës.

Vesti më pas e drejtoi bolidin drejt fitores në Spanjë që ia siguron edhe qëndrimin në vendin e parë në kampionatin e Formula 2.

Pas danezit në cak hyn dyshja franceze Theo Pourchaire dhe Victor Martins.

The post Vesti nëpër shi del fitues në Barcelonë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights