Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka folur për finalen e Kupës së Kosovës, duke thënë se kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme.
Curri, potencoi se nesër ndaj Gjilanit do të synojnë trofeun, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën, një finale, e cila e përmbyll një vit shumë të mundimshëm dhe me shumë sakrifica. Trofetë kanë qenë prej fillimit objektivi jonë dhe normalisht se nesër do të synojmë që të kurorëzohemi me këtë trofe”, ka thënë Curri për faqen zyrtare të Prishtinës.
“Përparësi e Prishtinës në këtë ndeshje është stadiumi “Fadil Vokrri” pasi luajmë para qytetarëve të Prishtinës, para “Plisave”, që mendoj se do të jenë shtytje e madhe për neve, për këtë trofe. Skuadra është përgatitur mjaft mirë. Të gjithë lojtarët kanë punuar maksimalisht dhe të gjithë janë të gatshëm që ta përmbyllim këtë vit me një trofe që është i rëndësishëm edhe për sfidat që i kemi pasur gjatë gjithë edicionit”.
Ai ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të shkojnë në stadium për ta përkrahur ekipin.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe tifozët “Plisat” që të vijnë masovikisht në stadium për ta përkrahur ekipin në mënyrë që trofeun ta mbajmë në Prishtinë. Ne si ekip ju premtojmë maksimumin që nesër t’ju bëjmë të lumtur”.
The post Curri: Premtojmë maksimumin ndaj Gjilanit appeared first on Klan Kosova.





