Home > Uncategorized > Gjermani: Shqiptari e ktheu picerinë e tij në vendtakim për Ndranghetan

Gjermani: Shqiptari e ktheu picerinë e tij në vendtakim për Ndranghetan

//
/
Comments are Off

Disa shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, Gjermani dhe Belgjikë.

Ata dyshohet se ishin të përfshirë në një trafikim të madh të drogës në Evropë, në bashkëpunim me klanin e njohur mafioz “Ndrangheta”.

Raportohet se njëri nga të dyshuarit e kishte kthyer restorantin e tij në Frankfurt të Gjermanisë, bazë të familjes mafioze kalabreze.

Siç shkruajnë mediat italiane, aty planifikoheshin të kryheshin pazaret e kokainës.

Policia e Gjermanisë e kishte kryer përgjimin e një takimi që si cak kishte blerjen e 50 kilogramëve kokainë.

Sasia e drogës kishte mbërritur në Gjermani nga Amerika e Jugut, dhe planifikohej që të shitej në Itali, përcjell Klankosova.tv

Siç bëhet e ditur nga 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Gjermani: Shqiptari e ktheu picerinë e tij në vendtakim për Ndranghetan appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights