Home > Uncategorized > Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë

Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë

//
/
Comments are Off

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Burimet e  Klan Kosovës bëjnë me dije se takimi mund të zgjasë rreth dy orë.

Aty gjendet edhe gazetarja e Klan Kosovës Rina Mujku, e cila po e përcjell këtë takim nga afër.

Takimi vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj, transmeton klankosova.tv.

Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights