Home > Uncategorized > Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

//
/
Comments are Off

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, po përballet me akuzën se ka ruajtur dokumente tepër sekrete, dosjet e programit bërthamor të ShBA-së.

Sipas BBC-së, dokumentet tepër sekrete mund të kishin vënë në rrezik sigurinë kombëtare të ShBA-së, të cilat u sekuestruan nga FBI në Mar-a-Lago.

Dosjet konfidenciale përmbanin informacione në lidhje me programin bërthamor të ShBA-së, aftësitë e armëve të ShBA-së dhe fuqive të tjera të huaja, transmeton Klankosova.tv.

Aktakuza pretendon se dokumente të tilla u ruajtën për më shumë se një vit në një klub në Florida, me qindra anëtarë dhe një staf prej 150 personash.

Tutje, sipas BBC-së dokumentet u ruajtën  në periudha të ndryshme dhe vende të ndryshme,  në një sallë vallëzimi, një banjë, një zyrë dhe një dhomë gjumi në “Palm Beach”.

Aktakuza më tej thotë se ish-presidenti Trump, këto dokumente ua treguar disa personave në dy raste ku personat që ua tregoi ishin një shkrimtari, një botuesi dhe dy anëtarëve të stafit.

Bëhet e ditur se hera e parë kur Trump iu tregoi të tjerëve për dokumentet top sekrete ishte në Klubin Kombëtar të Golfit “Trump”, gjatë një takimi i cili është i regjistruar me zë.

Trump tregoi dhe përshkroi një “plan sulmi” që ai tha se ishte “përgatitur për të nga Departamenti i Mbrojtjes dhe një zyrtar i lartë ushtarak”.

Trump më pas u tha atyre se plani ishte “shumë konfidencial”, “sekret” dhe shtoi gjithashtu “si president mund ta kisha deklasifikuar”.

“Tani nuk mundem, e dini, por kjo është ende një sekret”, thuhet në aktakuzën e Trumpit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights