Youri Tielemans do t’i bashkohet Aston Villas si lojtar i lirë.
Kështu të paktën raporton David Ornstein i The Athletic, i cili thotë se Tielemans do t’i zhvillojë së pari testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.
Për belgun kishte shumë skuadra që i ishin vënë duke filluar nga Arsenali në Angli e deri te Milani në Itali.
Por, belgu si duket ka zgjedhur të ardhmen e tij dhe do të luaj në Aston Villa nga sezoni i ardhshëm.
Ai ishte pjesë e Leicesterit që nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Championship. /Klankosova.tv.
The post Tielemans refuzon Arsenalin e Milanin, zgjedh Aston Villan appeared first on Klan Kosova.


