Home > Uncategorized > Kupina i presidencës mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit

Kupina i presidencës mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit

//
/
Comments are Off

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se nuk është bojkotuar pjesëmarrja nga ambasadorët e vendeve të Quintit në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Kupina për Klankosova.tv ka thënë se aty kanë marr pjesë disa ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe aziatike.

Ai shtoi se vendet e tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv-ambasadorë.

“Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, u shpreh Kupina.

“Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”.

The post Kupina i presidencës mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights