Senatori amerikan, Chris Murphy, ka folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai,në Atlantic Council me Ilva Tare, ka theksuar se themelimi i asociacionit do të ishte në të mirë të Kosovës për rrugën e saj evropiane dhe në NATO.
“Themelimi i Asociacionit në koordinim edhe me zgjedhjet e reja, me të vërtetë mund të hapin një kapitull të ri për marrëdhënie më të mira mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Dhe veçanërisht, Kosovën mund ta afrojnë më konkretisht në rrugën e saj drejt Evropës dhe NATO-së”, ka thënë Murphy./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Murphy: Themelimi i Asociacionit, në të mirë të Kosovës në rrugën drejt BE-së e NATO-s appeared first on Klan Kosova.


