Home > Uncategorized > Mbyllet kufiri për mallrat serbe, flet shoferi i një kamioni (VIDEO)

Mbyllet kufiri për mallrat serbe, flet shoferi i një kamioni (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kamioni i fundit me mallra serbe që është futur në territorin e Republikës përmes vendkalimit kufitar në Merdare ka qenë rreth orës 16:00 dhe më asnjë maune apo asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në Republikën e Kosovës, të gjitha kanë mbetur në pjesën kufitare andej Serbisë.

Kjo erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në orët e pasdites si masë protestuese pas kidnapimit të tre policëve në një fshat në Leposaviq.

Njëri nga shoferët që mbeti në këtë vendkalim, Fatmiri, tregoi për Klan Kosovën se si nuk ka pasur informacion rreth këtij vendimi.

“Kamioni ynë është me targa të republikës së Kosovës, por me mallra serbe. Doganieri serb më tha se nuk mund të lëvizim. Më tha dil në Kosovë në këmbë se ka një problem. Shkova edhe te dogana e Kosovës, i thash se i kam mallrat për transit për në destinacion në Tiranë, më thanë se nuk bën”.

AI tutje tregoi se do të pret deri në mëngjes, dhe se nëse nuk zgjidhet problemi do t’i duhet të merr destinacionin tjetër dhe të shkojë në kufirin tjetër nga Maqedonia, e kjo thotë se e rrit kohën dhe koston e transportit.

 

 

 

 

 

The post Mbyllet kufiri për mallrat serbe, flet shoferi i një kamioni (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights