Një grua 73-vjeçare që vendosi të luante për herë të parë lotari, fitoi çmimin e parë me vlerë prej 52 mijë dollarë që do t’i marr çdo vit për gjithë jetën.
Salvatore u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte e emocionuar kur zbuloi se kishte fituar 2 dollarë në një biletë dhe u trondit kur bileta e saj e fundit doli të ishte fituese e çmimit kryesor.
Ajo shtoi se çmimi prej 52 mijë dollarësh në vit është veçanërisht domethënës pasi ajo dhe burri i saj, Ed, po festojnë 52 vjetorin e tyre këtë muaj.
Fituesja tha se paratë do të shkojnë për të rimodeluar shtëpinë e saj dhe për të bërë një udhëtim në Kankun me burrin e saj.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post 73-vjeçarja provon për herë të parë lotarinë, fiton xhekpot appeared first on Klan Kosova.


