Një shofere është lënduar sonte pas një vetaksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në rrugën për në Vërmicë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai ka thënë se shoferja në fjalë ka lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit./Klankosova.tv
The post Vetaksident në dalje të Prizrenit, lëndohet shoferja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


