Home > Uncategorized > Opozita kërkon reflektim të Kurtit për raportet me SHBA-në e NATO-n (VIDEO)

Opozita kërkon reflektim të Kurtit për raportet me SHBA-në e NATO-n (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Pa nisur mbledhja, AAK-ja vendos një pankartë në foltoren e Kuvendit.

Me të, në të cilën thuhet se “Edhe nëse Qeveria harron, Populli nuk harron”, po duan të tregojnë se nuk duan prishje të raporteve me Amerikën e NATO-n, raporton Klan Kosova.

Kur deputetët mblidhen e nis seanca plenare, bëhet një anashkalim nga rendi i ditës. Për situatën me 3 policët e arrestuar, opozita po duan që këtu të raportojë shefi i qeverisë.

Veç për veriun, Kurtit i kërkohet të raportojë edhe për raportet me aleatë.

Nga miqtë ndërkombëtarë qeveria po këshillohet të kërkojë ndihmë me patjetër.

Pushteti kritikoi Serbinë dhe politikën e saj duke krahasuar disa zhvillime të së mërkurës.

Më pas vazhdoi rendi ditës ku u votua plotësimi i Ligjit për Miniera e Minerale dhe disa pika nga seancat e kaluara. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Opozita kërkon reflektim të Kurtit për raportet me SHBA-në e NATO-n (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights