Home > Uncategorized > Kosova zbeh gjasat për kualifikim, kjo është gjendja në grup

Kosova zbeh gjasat për kualifikim, kjo është gjendja në grup

//
/
Comments are Off

Kosova e ka regjistruar edhe barazimin e tretë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, pasi gjatë së mbrëmjes së premtes barazoi pa gola me Rumaninë.

Kështu Kosova me këtë barazim zbeh gjasat për kualifikim, edhe pse matematikisht është ende në garë.

Dardanët nga pozita e tretë bien në të katërtën duke grumbulluara vetëm tri pikë nga tri ndeshje.

Kjo pasi Izraeli shënoi fitore ndaj Bjellorusisë me rezultat 2-1, duke kaluar në vendin e tretë.

Në Grupin I, në pozitën e parë është Zvicra me nëntë sosh, teksa Rumania është në vendin e dytë me shtatë sosh.

Në pozitën e fundit është Andorra me vetëm një pikë të fituar ndaj Kosovës.

Dardanët në ndeshjen e ardhshme i shkojnë Bjellorusisë në Budapest. /Klankosova.tv.

The post Kosova zbeh gjasat për kualifikim, kjo është gjendja në grup appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights