Home > Uncategorized > Kurti thotë se do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës që vjen

Kurti thotë se do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës që vjen

//
/
Comments are Off

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe të pllaka përkujtimore për personat e zhdukur, në nderim të 80-vjetorit të lindjes së intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti.

Pas kësaj ai është deklaruar lidhur me ftesën e Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tani kemi një kërkesë për takim për të enjten e ardhshme. Njëherë u tha me 22 qershor, pastaj me 23 dhe tani përsëri për 22. Unë do ta diskutoj me ekipin tim dhe do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Kurti.

“Jemi duke u angazhuar, por po mungon sekuencimi për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit. Sekuencimi do të duhej të ishte i balancuar edhe fer”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Kurti thotë se do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës që vjen appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights