Home > Uncategorized > Përplasen dy vetura në Elbasan-Peqin, vdes një tetëvjeçare dhe pesë të tjerë lëndohen

Përplasen dy vetura në Elbasan-Peqin, vdes një tetëvjeçare dhe pesë të tjerë lëndohen

//
/
Comments are Off

Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem dhe si pasojë e aksidentit ka vdekur një vajzë 8 vjeçe, e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë njëra prej tyre ka përfunduar mbi barrierën e rrugës, siç duket edhe nga pamjet.

Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Përplasen dy vetura në Elbasan-Peqin, vdes një tetëvjeçare dhe pesë të tjerë lëndohen appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights