Është arrestuar personi i cili dyshohet se e ka qëlluar me telefon në fytyrë, këngëtaren e njohur me prejardhje shqiptare Bebe Rexha.
Rexha u qëllua me telefon derisa ishte duke kënduar në “The Rooftop at Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Sulmi ndodhi në momentin kur 33-vjeçarja po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Raportohet se i dyshuari e qëlloi me telefon shihet duke biseduar me sigurimin, e më pas duke e larguar nga turma.
Në atë moment, fansat po bërtisnin duke iu drejtuar se ishte një sulm kundrejt yllit të famshëm, përcjell Klankosova.tv
Pamjet nga incidenti u bënë virale në rrjet.
Ajo vet i ka publikuar disa fotografi, ku shihet syri i saj i mavijjosur./Klankosova.tv
Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë derisa ishte duke kënduar në skenë (VIDEO)
Bebe Rexha lajmërohet pas goditjes që mori me telefon në fytyrë: Jam mirë (FOTO)
The post Arrestohet personi që dyshohet se e qëlloi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën appeared first on Klan Kosova.


