Home > Uncategorized > Kaçanik: Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës

Kaçanik: Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës

//
/
Comments are Off

M.D, 62 vjeçar ka vdekur derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Kështu tha për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se viktima ishte pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tha Veseli për Klankosova.tv

“Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” . Ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Kaçanik: Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights