Gazetarja Rina Mujku, ka folur rreth rrëmbimit të tre policëve në veri të Kosovës nga serbët.
Mujku tha se hetuesit ishin parë në ditën e rrëmbimit të policëve, por jo edhe një ditë më pas.
“Ditën e parë, përveç njësive speciale, ka pasur edhe pjesëtarë të KFOR-it që bënin matje, ka pasur edhe tri postblloqe të tjera të KFOR-it, kryesisht italian dhe amerikan, që kanë kontrolluar hyrje-daljet e rrugëve të tjera anësore, derisa janë bërë të gjitha filmimet e hetimet e nevojshme… Kemi pritur që do të ketë hetues edhe një ditë më pas, por nuk ka pasur hetues e zyrtarë policorë, madje as policë kufitarë që kanë qëndruar atje”, ka thënë Mujku në Rubikon, njofton Klankosova.tv
Mujku potencoi se një ditë pas kësaj ngjarjeje nuk ka pasur as forca të policisë e as të KFOR-it në pjesën ku ndodhi rrëmbimi e deri te kufiri.
Ajo theksoi se policët kanë qenë duke u ushqyer në momentin që e kanë vërejtur dikë të dyshimtë teksa u është afruar dhe e kanë lajmëruar me radiolidhje bazën dhe kolegët e tyre, por që, sipas saj, ajo është ndërprerë pa arritur që saktësohet lokacioni.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Mujku: Pritej që në vendin ku u kidnapuan policët të ketë hetues edhe ditën e dytë, por s’ka pasur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


