Home > Uncategorized > Drejtuesit e Newcastle zbarkojnë në Milano për Tonalin

Drejtuesit e Newcastle zbarkojnë në Milano për Tonalin

//
/
Comments are Off

Sandro Tonali duket se është gjithnjë e më afër lamtumirës me Milanin, pasi që Drejtori sportiv i Newcastle, Ashworth është parë në Milano i cili do të provojë që ta mbyll marrëveshjen me gjigantin italian.

Newcastle është e gatshme ta bëjë hapin vendimtar për blerjen e Tonalit duke i bërë Milanit ofertën e madhe për shërbimet e italianit.

Siç raporton “The Athletic”, oferta e klubit anglez kap shifrën prej 70 milionë eurove, e cila vështirë se do të mund të refuzohet.

Tonali është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe largimi i tij nuk do të pritej mirë nga tifozët e kësaj skuadre.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Drejtuesit e Newcastle zbarkojnë në Milano për Tonalin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights