Home > Uncategorized > Pas Kurtit, Borelli dhe Lajçaku takojnë Vuçiqin

Pas Kurtit, Borelli dhe Lajçaku takojnë Vuçiqin

//
/
Comments are Off

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve që po zhvillohen në Bruksel, pritet të mbahet një konferencë për media më lidhje me përmbajtjen e diskutimeve, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se këto takime po zhvillohen në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

 

klankosova.tv

The post Pas Kurtit, Borelli dhe Lajçaku takojnë Vuçiqin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights