Home > Uncategorized > Kelmendi: Pushtetet janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Kelmendi: Pushtetet janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

//
/
Comments are Off

Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar sërish pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Kelmendi tha se nëse sot një pushtet ia del ta mbyllë Klanin ose ndonjë media tjetër, nesër tjetrit nuk do t’i pëlqejë KTV-ja ose të tjerat.

“Pushtetet janë të përkohshme. Ndërrohen! Kosova është e përjetshme. Është e mbarrsur me gjakun për liri”, tha Kelmendi.

Ai theksoi se kjo nuk është për ta shpëtuar Klan Kosovën, kjo është për ta shpëtuar Kosovën.

“Shtetit, të cilit i themi është në Evropë, ku ka demokraci, jo në Afrikë e Azi ku mund të ketë autokraci e tirani!”, theksoi ai.

Tutje, Kelmendi shtoi se e tmerrshme është që po thehet presedani, po humbet marrja!

“Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë gazetarët, të gjitha mediat në Kosovë e jashtë saj. Kush po do t’ia thyejë qafën Kosovës kështu?! Ende kam shpresë së ata që dinë, duan dhe e dojnë Kosovën, nuk do ta marrin në qafë këtë vend”, tha Kelmendi.

“U duam Kosovën të lirë, siç e kemi ndërtuar me breza! Fjala e lirë është pararendëse e mendimit të lirë, vetëm mendimi i lirë krijon ide të lirisë së njeriut, të popujve. Nuk duhet t’i lëmë, nuk do t’i lëmë, nuk do të munden, nuk do t’ia dalin!”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Kelmendi pas vendimit të ri të ARBK-së: Ata e kanë fuqinë e pushtetit, ne e kemi pushtetin e fjalës

The post Kelmendi: Pushtetet janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights