Home > Uncategorized > Billie Eilish flet për komentet negative që i merr për linjat e saj të trupit

Billie Eilish flet për komentet negative që i merr për linjat e saj të trupit

//
/
Comments are Off

Këngëtarja Billie Eilish ka folur për komentet negative që i ka marrë për format e saj të trupit.

Në një intervistë të re për British Vogue, 21-vjeçarja u shpreh rreth asaj si po përballet me kritikat e vazhdueshme.

“As që e di, është e vështirë, burrë. Sinqerisht, askush nuk duhet të thotë asgjë për trupin tim. Mendoj  se po të isha më e re në moshë nuk  e di si do t’i menaxhoja këto komente”.

“Më pëlqen vetja më shumë se dikur dhe më intereson më shumë se si ndihem unë, e jo si ndihen ata”, shtoi Eilish.

Billie shtoi se disa prej komenteve ndonjëherë e bëjnë të mos ndjehet mirë mirë, por theksoi se i kalon ato, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Billie Eilish flet për komentet negative që i merr për linjat e saj të trupit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights