Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të artistit dhe profesorit Shyqri Nimani, i cili ndërroi jetë dje në moshën 82-vjeçare.
Konjufca pasi ngushëlloi familjen e të ndjerit, nënshkroi edhe në Librin e Zisë.
Ai shkroi se akademiku dhe profesori Nimani është një institucion i mahnitshëm i kulturës dhe artit shqiptar.
“Arritjet tona kulmore në fushën e artit i detyrohen kontributit të tij gjigant. Të rrallë janë krijuesit të cilët mund të maten me poliedrizmin e intelektualit tonë të shquar, Shyqri Nimani. Jeta e tij që ishte një me veprën e tij, ishte një pasqyrë artistike e shoqërisë dhe popullit tonë. Prandaj është e përjetshme”, shkroi Konjufca.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Konjufca: Shyqri Nimani është institucion i mahnitshëm i kulturës dhe artit shqiptar appeared first on Klan Kosova.



