Home > Uncategorized > “Bebja e vdekur në lavatriçe” – kthehet në detyrë drejtori (VIDEO)

“Bebja e vdekur në lavatriçe” – kthehet në detyrë drejtori (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Psikiatri Muhamet Halitaj për 14 vjet kishte timonin e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.

Nga kjo pozitë mjeku Halitaj u shkarkua në dhjetorin e vitit të kaluar, me arsyetimin se dështoi në implementim e masave disiplinore ndaj përgjegjëseve për rastin e rëndë me foshnjën e vdekur, e cila ishte futur në lavatriçe.

Mirëpo këtë vendim të drejtorit ekzekutiv e kundërshtoi gjykata themelore.

“Gjykata e obligon që të kthehem në pozitën e mëparshme”, tregon ish-drejtori mjekësor, Muhamet Halitaj.

Ish-drejtori mjekësor thekson se ky ka qenë përgjegjës vetëm punën e mjekëve dhe jo të tjerëve, ngase profesionalizimin e mjekeve siç thotë Halitaj e ka vërtetuar edhe Këshilli i Etikës në kuadër të Odës së Mjekëve.

Psikiatri Halitaj, njëherësh edhe aktivist politik në PDK, vendimin e shkarkimit e cilëson tendencioz dhe politik, teksa bën me dije se lidhur me këtë vendim edhe drejtori ekzekutiv ka pasur presion nga politika.

E, pasuesi i Halitajt, Besnik Ibraj, shton se ky vendim do të apelohet dhe se e pranojnë çdo verdikt të gjykatave.

Ish-drejtori mjekësor shton se me të kuptuar rastin e foshnjës i gjithë menaxhmenti e ka raportuar menjëherë tek drejtoria e SHSKUK-së dhe organet e tjera shëndetësore dhe të drejtësisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

The post “Bebja e vdekur në lavatriçe” – kthehet në detyrë drejtori (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights