Home > Uncategorized > Ambasada e ShBA-së thotë se sanksionet e dobësuan aftësinë e Kremlinit për luftën në Ukrainë

Ambasada e ShBA-së thotë se sanksionet e dobësuan aftësinë e Kremlinit për luftën në Ukrainë

//
/
Comments are Off

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë janë duke funksionuar dhe e kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën në Ukrainë.

Sipas kësaj ambasade, këto sanksione kanë ndikuar edhe në ngadalësimin e armatosjes së ushtrisë ruse.

“Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë dhe kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën e tij. Ndalimet për eksportet e teknologjisë në Rusi po ngadalësojnë aftësinë e ushtrisë ruse për t’u riarmatosur. Kufiri i çmimit të naftës dhe ndalimet e importit parashikohen të kushtojnë miliarda, duke privuar Rusinë nga të ardhurat për luftën e saj”, ka shkruar në Twitter Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

The post Ambasada e ShBA-së thotë se sanksionet e dobësuan aftësinë e Kremlinit për luftën në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights