Home > Uncategorized > “Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës” në Kosovë

“Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës” në Kosovë

//
/
Comments are Off

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), mbrëmë thuhet se kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake.

Kështu thotë kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook, teksa paraqiti një panoramë të këtij “organizimi terrorist”, duke fajësuar direkt Beogradin.

“Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara”, deklaroi Kurti.

Ai tha se “Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës”.

“Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste”, theksoi kryeministri.

Në fund, ai falënderoi PK-në dhe AKI-në “për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post “Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës” në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights