Dy boksierët kosovarë, Altini Shala dhe Taulant Jakupi, kanë garuar sonte në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Të dy dhanë maksimumin, por që nuk arritën të triumfojnë.
Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg.
Për të dy garuesit, pjesëmarrja në LE ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme.
The post Shala dhe Jakupi pa medalje në Lojërat Evropiane, por përfitojnë përvojë për garat e ardhshme appeared first on Klan Kosova.




